
Trump do të jetë i pranishëm në finalen e ‘US Open’
05 shtator 2025
| 12:25
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, planifikon të marrë pjesë në finalen e meshkujve të turneut US Open, që do të zhvillohet të dielën, raporton “Semafor”, duke cituar burime nga Shtëpia e Bardhë. Presidenti është një tifoz i tenisit dhe ka ndjekur ndeshjet e turneut disa herë.
Trump ishte së fundmi i ftuari nderi në finalen e Kupës së Botës për Klube. Presidenti i ShBA-së dhe Zonja e Parë, Melania, morën pjesë në ndeshjen PSG-Chelsea në stadiumin “MetLife në East Rutherford”. Trump u prit me duartrokitje nga turma me të mbërritur në stadium, pak para se të performonin Robbie Williams dhe Laura Pausini. Pas ndeshjes, Trump shkoi në fushë për të vlerësuar lojtarët dhe për të festuar me ta.