Trump: E dimë saktësisht ku fshihet Khamenei, është objektiv i lehtë – por nuk do ta vrasim tani

17 qershor 2025 | 19:16

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se janë në dijeni për vendndodhjen e saktë të Liderit Suprem të Iranit, Ali Khameni, por se tani për tani nuk do ta vrasin, raporton BBC, përcjell Reporteri.net.

Trump ka paralajmëruar se durimit të tyre po i vjen fundi, teksa e quajti atë objektiv të lehtë.

“E dimë saktësisht ku fshihet i ashtuquajturi ‘Lider Suprem’. Ai është një objektiv i lehtë, por është i sigurt atje – nuk do ta eliminojmë (nuk do ta vrasim!), të paktën për tani. Por nuk duam që raketat të godasin civilët ose ushtarët amerikanë. Durimi ynë po shteron”, ka shkruar Trump.

Ditë më parë ka pasur raportime se ishte Trumpi ai që e ka ndaluar Izraelin të vrasë Khamenein.

Pak më parë, ai shkroi se “Tani e kemi kontrollin e plotë dhe total mbi hapësirën ajrore të Iranit”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kanë postuar disa…