Trump: E pezullova sulmin e planifikuar për nesër ndaj Iranit, sepse janë duke u zhvilluar negociata serioze

18 maj 2026 | 23:27

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se ka pezulluar “sulmin e planifikuar ndaj Iranit” për nesër, me kërkesë të Emirit të Katarit, Princit të Kurorës së Arabisë Saudite dhe Presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Kjo lëvizje sipas Trump, vjen ndërsa po zhvillohen negociata serioze për t’i dhënë fund konfliktit.

“Negociata serioze janë duke u zhvilluar”, deklaroi mes të tjerash Trump.

“Kam udhëzuar Sekretarin e Luftës Pete Hegseth, Kryetarin e Shtabit të Përbashkët të Ushtrisë, Gjeneral Daniel Caine dhe Forcat e Armatosura të Shteteve të Bashkuara që të mos e ekzekutojnë sulmin e planifikuar ndaj Iranit ditën e nesërme”, shkroi Trump në llogarinë e tij në rrjetin social, Truth Social.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Predrag Zvijerac, REL Shtetet e Bashkuara duan ta ndryshojnë…