Trump i dha afat 50 ditë Rusisë, BE kundër: Shumë kohë e gjatë, civilët po vdesin çdo ditë!

14 korrik 2025 | 21:57

Kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka kritikuar afatin 50-ditor që presidenti amerikan Donald Trump i dha Rusisë për të ndalur luftën në Ukrainë, duke e cilësuar si “shumë të gjatë”, ndërkohë që “civilë të pafajshëm po vdesin çdo ditë”.

“Është shumë pozitiv që presidenti Trump mban qëndrim të ashpër ndaj Rusisë, por 50 ditë janë shumë kohë, kur marrim parasysh se rusët po vrasin civilë çdo ditë,” deklaroi Kallas për gazetarët.

Trump njoftoi se do i jap Moskës 50 dite afat për të përfunduar luftën, ndërsa kërcënoi me sanksione ndaj Rusisë dhe vendeve që bashkëpunojnë me të, duke paralajmëruar gjithashtu një furnizim të madh ushtarak për Ukrainën përmes NATO-s.

“Jam i zhgënjyer nga presidenti Vladimir Putin, sepse mendova se do të kishim një marrëveshje para dy muajsh, por kjo nuk duket të ndodhë,” tha Trump, duke shtuar se “për pasojë, do të vendosim tarifa dytësore” ndaj aleatëve të Rusisë.

“Nëse nuk kemi marrëveshje brenda 50 ditësh, tarifa do të arrijë në 100%, kaq është,” theksoi ai.

Trump gjithashtu njoftoi se Ukraina do të furnizohet me një sasi të madhe armësh për të forcuar frontin. Ai deklaroi se “do të blejmë armë me vlerë miliarda dollarë nga SHBA, do t’i japim NATO-s dhe ato do të shpërndahen shpejt në zonën e luftës”, duke siguruar se “nuk do t’i kushtojë asnjë cent taksapaguesve amerikanë”.

Gjithashtu, presidenti shtoi se në ditët në vijim Ukraina do të marrë sisteme ajrore Patriot.

Së fundmi, Trump ka dhënë sinjale të ndryshme lidhur me qëndrimin e tij ndaj Ukrainës, madje në një moment Pentagoni kishte ndaluar përkohësisht dërgesat e armëve për Kievin. Por sot ai u shfaq i vendosur dhe përsëriti se është “i pakënaqur” me Putin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë takimit në Zyrën Ovale me kreun e NATO-s, Mark…