Trump i kthehet ashpër telefonatës të NATO-s për ndihmë pas hapjes së Hormuzit: Duan vetëm të mbushin anijet me naftë

17 prill 2026 | 21:26

“Marrëdhënia” mes Trump dhe NATO-s, vijon të jetë e tensionuar, dhe me sa duket presidenti ende “nuk i aka falur” përgjigjen negative kur u kërkoi ndihmë disa javë më parë.

Kjo pasi përmes një postimi në rrjetin e tij social “TruthSocial” ai ka sulmuar sërish Aleancën, sepse sipas tij ka marrë një telefonatë prej tyre e cila sugjeronte ndihmë.  Mirëpo kreu i Shtëpisë së Bardhë u është përgjigjur ashpër duke u thënë se u ka kërkuar të qendrojnë larg pasi sipas tij “ishin të padobishëm” kur ishte e nevojshme.

Kjo deklaratë e NATO, vjen fill pas hapjes së ngushticës së Hormuzit, dhe po ashtu kujtojmë se më herët Keir Starmer dhe Emmanuel Macron thanë se Mbretëria e Bashkuar dhe Franca do të udhëheqin një mision ushtarak mbrojtës për të mbrojtur anijet.

“Tani që situata në Ngushticën e Hormuzit ka mbaruar, mora një telefonatë nga NATO duke më pyetur nëse do të na duhej ndihmë. U THASH TË QËNDROJNË LARG, PËRVEÇ NËSE NUK DUAN VETËM TË MBUSHIN ANIJET E TYRE ME NAFTË. Ishin të padobishëm kur ishte nevoja, një Tigër Letre! President DJT”, shkruan Trump.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, në emisionin “Tempus” në T7,…