Trump: Izrael, mos i hidh ato bomba

24 qershor 2025 | 13:28

Presidenti amerikan Donald Trump sapo ka bërë një postim në platformën e tij Truth Social pasi u tha gazetarëve se të dyja palët, Irani dhe Izraeli, kishin shkelur armëpushimin këtë mëngjes.

“IZRAEL. MOS I HIDH ATO BOMBA. NËSE E BËN TI, ËSHTË NJË SHKELJE E MADHE. SILLNI PILOTËT TUAJ NË SHTËPI, TANI!”, thuhet në postimin e Trump.

Kujtojmë se pak më herët, presidenti amerikan, kishte thënë se si Izraeli ashtu edhe Irani kanë shkelur armëpushimin në Lindjen e Mesme.

Duke folur me gazetarët para se të nisej për në samitin e NATO-s në Hagë, ai tha se “nuk është i kënaqur” me Izraelin dhe Iranin, përpara se të shtojë se është “vërtet i pakënaqur” me Izraelin.

Trump thotë se do të ishte një “shkelje e madhe” nëse Izraeli do të hidhte bomba mbi Iranin tani, duke i thënë Izraelit “sillni pilotët tuaj në shtëpi, tani”.

Ai shton se kapacitetet bërthamore të Iranit janë “zhdukur” dhe thotë se Teherani nuk do ta rindërtojë kurrë programin e tij bërthamor.

Kujtojmë se Trump njoftoi të martën atë që e përshkroi si një armëpushim “të plotë dhe total” midis Izraelit dhe Iranit të hënën.

Por ky armëpushim u shfaq në rrezik disa orë më vonë.

Izraeli të martën në mëngjes akuzoi Iranin për shkelje të marrëveshjes dhe tha se do të “përgjigjej me forcë”.

Megjithatë, një zyrtar i lartë i sigurisë në Iran i tha CNN se pas mesnatës se “deri më tani nuk është qëlluar asnjë raketë drejt armikut”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se…