Trump: Jam i zhgënjyer, por nuk kam mbaruar punë me Putinin

15 korrik 2025 | 13:10

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se është i zhgënjyer, por nuk ka mbaruar punë me Vladimir Putinin, në një telefonatë ekskluzive me BBC-në.

Donald Trump  u pyet nëse i beson udhëheqësit rus dhe u përgjigj: “Nuk i besoj pothuajse askujt”.

Trump foli disa orë pasi njoftoi planet për të dërguar armë në Ukrainë dhe paralajmëroi për tarifa të ashpra ndaj Rusisë nëse nuk do të kishte marrëveshje armëpushimi brenda 50 ditësh.

Në një intervistë të gjerë nga Zyra Ovale, presidenti amerikan gjithashtu mbështeti NATO-n, pasi e kishte përshkruar dikur si të vjetëruar, dhe pohoi mbështetjen e tij për parimin e mbrojtjes së përbashkët të organizatës.

Pasi u takua me shefin e NATO-s, Mark Rutte, në Shtëpinë e Bardhë, presidenti kaloi një pjesë të konsiderueshme të intervistës duke folur gjerësisht për zhgënjimin e tij me udhëheqësin rus.

Trump tha se kishte menduar se një marrëveshje ishte në plan me Rusinë katër herë të ndryshme.

Dhe kur u pyet nga BBC nëse kishte mbaruar me Putinin, presidenti u përgjigj: “Jam i zhgënjyer me të, por nuk kam mbaruar me të. Por jam i zhgënjyer me të”.

Ndërsa i pyetur se si Trump do ta bënte Putinin të “ndalonte gjakderdhjen”, presidenti amerikan tha: “Po punojmë për këtë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi Rinor Rexhepi është prurja më e re te Përfaqësuesja…