
Trump: Jam shumë i zhgënjyer nga Putini! Nuk shqetësohem nga afrimiteti Rusi-Kinë
02 shtator 2025
| 21:57
Presidenti amerikan Donald Trump thotë se “nuk është i shqetësuar” për afrimitetin midis Rusisë dhe Kinës.
Trump e tha këtë në një intervistë me Scott Jennings, duke shtuar se: “ata kurrë nuk do ta përdornin ushtrinë e tyre kundër nesh. Më besoni, kjo do të ishte gjëja më e keqe që mund të bënin ndonjëherë”.
Trump tha gjithashtu se ishte “shumë i zhgënjyer” që homologu i tij rus, Vladimir Putin, nuk arriti një marrëveshje paqeje për Ukrainën pas samitit të Alaskës.
“Jam shumë i zhgënjyer nga Presidenti Putin, mund t’ju them këtë”, tha Trump në emisionin radiofonik të Scott Jennings kur u pyet nëse ndihej i tradhtuar nga përgjigja e Putinit.
“Ne patëm një marrëdhënie të shkëlqyer. Jam shumë i zhgënjyer”, u shpreh Trump.