Trump jep lajmin se Coca-Cola do të ndryshojë përbërësin kyç të pijes në SHBA

17 korrik 2025 | 14:25

Presidenti Donald Trump thotë se Coca-Cola ka rënë dakord të përdorë sheqer të vërtetë të nxjerrë nga kallami i sheqerit në pijet që shet në SHBA.

Coca-Cola aktualisht përdor shurup misri në produktet e saj në Amerikë, por Sekretari i Shëndetësisë i Trump-it, Robert F. Kennedy Jr., ka shprehur shqetësim për ndikimin në shëndetin e konsumatorëve nga ky përbërës.

“Kam folur me Coca-Cola për përdorimin e sheqerit të vërtetë të kallamit në Coca-Cola në Shtetet e Bashkuara, dhe ata kanë rënë dakord ta bëjnë këtë,” shkroi Trump në rrjetet sociale. “Dua të falënderoj të gjithë ata që janë në pozita drejtuese në Coca-Cola.”

Pa e konfirmuar në mënyrë të drejtpërdrejtë ndryshimin në recetë, një zëdhënës i Coca-Cola-s tha se ata “e vlerësojnë entuziazmin e Presidentit Trump” dhe se “më shumë detaje për produktet tona inovative të reja do të ndahen së shpejti”.

Vetë Trump tha të mërkurën në një postim në Truth Social: “Ky do të jetë një veprim shumë i mirë nga ana e tyre – Do ta shihni. Është thjesht më mirë!”

BBC shkruan se Coca-Cola e shitur në SHBA zakonisht ëmbëlsohet me shurup misri, por Coca-Cola e shitur në vende të tjera si Meksika, Britania dhe Australia përdor zakonisht sheqer të nxjerrë nga kallami.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me 200 garat e tij në Moto GP të kurorëzuara…