Trump: Kemi armët më të fuqishme, por e urrejmë t’i përdorim ato

23 shtator 2025 | 17:01

Presidenti amerikan, Donald Trump, para anëtarëve të OKB-së, ka folur për armët bërthamore, duke thënë se “sot nuk ka rrezik më serioz për planetin tonë”.

Ai i ka quajtur ato “armët më të fuqishme dhe shkatërruese të shpikura ndonjëherë nga njeriu” dhe ua ka kujtuar të pranishmëve se “Shtetet e Bashkuara, siç e dini, kanë shumë”.

“Ashtu siç bëra në mandatin tim të parë, e kam bërë përmbajtjen e këtyre kërcënimeve një përparësi kryesore, duke filluar me kombin e Iranit. Pozicioni im është shumë i thjeshtë, sponsori numër një i terrorizmit në botë nuk mund të lejohet kurrë të zotërojë armën më të rrezikshme”, ka thënë ai.

Ai ka folur edhe për operacionin “Çekani i Mesnatës”, ku shtatë bombardues amerikanë B-2 hodhën bomba mbi objektet kryesore bërthamore të Iranit, të cilat ai thotë se “shkatërruan plotësisht gjithçka”.

Trumpi ka theksuar se përkundër që i kanë armët më të fuqishme, e urren t’i përdorin ato.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nesër (e mërkurë) do të organizohen aktivitete solemne për shënimin…