Trump kërkon hetime për shpërthimin në Bejrut

09 gusht 2020 | 21:49

residenti i SHBA-së Donald Trump sot i bëri thirrje qeverisë libaneze që të zhvillojë një hetim të plotë dhe transparent të shpërthimit që shkatërroi Bejrutin.

Në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë mbi pjesëmarrjen e Trump në konferencën e sotme të donatorëve për të ndihmuar Libanin, thuhet se presidenti amerikan konfirmoi gatishmërinë dhe vullnetin e Shteteve të Bashkuara që “të vazhdojnë të sigurojnë ndihma për popullin e Libanit”, por nuk përmendi shuma.

Trump u pajtua me liderët e tjerë botërorë për nevojën e një koordinimi të ngushtë të ndihmës ndërkombëtare.

Ai shprehu gatishmërinë që Shtetet e Bashkuara të ndihmojnë hetimin e shpërthimit dhe bëri thirrje për paqe në Liban, duke njohur “legjitimitetin e thirrjes së demonstruesve paqësorë për transparencë, reformë dhe përgjegjësi”.

Presidenti i Francës Emmanuel Macron vizitoi Bejrutin të enjten dhe bëri thirrje për një hetim ndërkombëtar për shpërthimin, i cili u refuzua nga homologu i tij libanez Michel Aoun./KP

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rritja e punësimit në Shtetet e Bashkuara është ngadalësuar në…