Trump këshillon homologun kinez: Takohu me protestuesit në Hong Kong

15 gusht 2019 | 17:40

Presidenti amerikan, Donald Trump i ka sugjeruar sot presidenti kinez, Xi Jinping të takojë personalisht protestuesit në Hong Kong, që sipas atij, do të mundësonte që kjo krizë të rregullohej në mënyrë të butë.

“Nëse presidenti Xi takohet drejtpërdrejtë dhe personalisht me manifestuesit, do të ketë një fund të lumtur dhe pozitiv të problemeve në Hong Kong. Nuk kam asnjë dyshim për këtë!”, ka shkruar presidenti amerikan në profilin e tij në “Twitter”.

Prej disa muajsh Hong Kongu është përfshirë nga protesta masive kundër disa ligjeve që cenojnë autonominë e vendit, ndërkohë që Kina ka dërguar forca rendi pranë kufirit me Hong Kongun.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nëse dëshironi të ngjisni malin Everest, fillimisht duhet të tregoni…