Trump krijon ‘Task Forcë’ për mbikëqyrje në Lojërat Olimpike Verore ‘Los Angeles 2028’

06 gusht 2025 | 13:20

Donald Trump ndërmerr hapin e radhës në ndihmë të sportit. Presidenti i SHBA-së ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv, duke krijuar një “Task Forcë” për të ofruar siguri maksimale për Lojërat Olimpike “Los Angeles 2028”.

Ai ka premtuar se kjo olimpiadë do të jetë e mrekullueshme, e sportistët amerikanë do të marrin shumë medalje. “Task Forca” e sapokrijuar do të bashkojë zyrtarë nga administrata Trump dhe agjenci të ndryshme federale për të koordinuar përgatitjet për këtë veprimtari madhore sportive ndërkombëtare.

“Nënshkrova një urdhër ekzekutiv që krijon ‘Task Forcën’ që do të mbikëqyrë Lojërat Olimpike Verore 2028, duke mobilizuar të gjithë qeverinë federale për të siguruar që olimpiada të jetë e sigurte, pa probleme dhe historikisht e suksesshme. Ju siguroj që kjo Olimpiadë do të jetë e mrekullueshme. Amerika është një komb kampionësh dhe në korrik 2028 do t’i tregojmë botës se çfarë bën më mirë vendi ynë dhe atëherë do të fitojmë siç nuk kemi fituar kurrë më parë”.

E pranishme në këtë takim ishte edhe presidentja e komitetit organizativ të Lojërave Olimpike 2028, Casey Wasserman, e cila i ofron presidentit Trump medaljet olimpike të vitit 1984.

Edicioni i Olimpiadës Verore 2028, të vendosura të zhvillohen në Los Angeles, do të shënojnë herën e tretë që Shtetet e Bashkuara presin Lojërat Olimpike, në pak më shumë se 40 vjet, pas Lojërave 1996 të zhvilluara në Atlanta dhe Lojërave Olimpike Dimërore 2002 në Salt Lake City. Do të jetë gjithashtu hera e nëntë që ShBA-të do të organizojnë Lojërat Olimpike që nga ringjallja e Lojërave Moderne në Athinë në vitin 1896.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami dhe…