Trump: Marrëveshje apo “ferr” për Iranin?

06 prill 2026 | 21:24

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se konflikti me Iranin ka lënë një “gjurmë në NATO që nuk do të zhduket kurrë”.

“Duhet t’ju them se jam shumë i zhgënjyer nga NATO”, u shpreh ai.

Presidenti amerikan shtoi se “ata do të vijnë të më takojnë të mërkurën” dhe se papritmas, tani duan të dërgojnë ndihmë.

Ai u shpreh se anëtarët e NATO-s donin të përmbaheshin nga ndihma derisa SHBA-të të fitonin luftën.

Sakaq, ai foli edhe për mundësinë e një marrëveshje të mundshme me Iranin.

Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari, presidenti tha se nuk mund të flasë për një armëpushim, por se ka një “pjesëmarrës aktiv dhe të gatshëm” nga pala tjetër, i cili do të donte të ishte në gjendje të arrinte një marrëveshje.

Trump i ka dhënë afat Iranit deri në orën 1 të mëngjesit sipas kohës së Mbretërisë së Bashkuar të mërkurën për të rihapur Ngushticën e Hormuzit për anijet ose paralajmëroi se do të “jetojë në ferr”.

Në pyetjen e parë të fortë të konferencës, Trump u pyet nëse është i shqetësuar për goditjen e qëllimshme të infrastrukturës civile, gjë që do të shkelte Konventën e Gjenevës, por deklaroi se nuk është i shqetësuar dhe shpreson të mos i duhet ta bëjë këtë.

“Nëse mendoni se do t’u lejoj atyre të kenë një armë bërthamore, mund t’u thoni miqve tuaj në New York Times se kjo nuk do të ndodhë”, shtoi ai.

Ai shpjegon se kjo është një “periudhë kritike” dhe përgjigjja e tij do të varet nga ajo që do të bëjë Irani më pas.

Ai paralajmëron se nëse nuk e përmbushin afatin e së mërkurës, Irani nuk do të ketë “as ura” dhe “as centrale elektrike” dhe do të kthehet në “epokën e gurit”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratike e Kosovës u ka dalë në mbështetje studentëve…