Trump mbërrin në Alaskë, takimi me Putin nuk do të zhvillohet “kokë më kokë”

15 gusht 2025 | 20:49

Presidenti amerikan Donald Trump ka mbërritur pak çaste më parë në Anchorage të Alaskës.

Avioni Air Force One ka ateruar në Bazën amerikane të Përbashkët Elmendorf-Richardson përpara takimit të Donald Trump me Vladimir Putin.

Lidhur me fluturimin e Vladimir Putin, pati një keqkuptim kur u raportua se po i afrohej pistës së aeroportit, por aktualisht ndodhet rreth 20 minuta larg. Kjo ndodhi pasi ka më shumë se një avion nga Rusia drejt Alaskës, dhe nuk dihet cili transporton Putinin.

Në aeroport është shtruar tashmë tapeti i kuq për dy liderat, por ajo që bie në sy është vendosja e dy avionëve luftarakë amerikanë në të dy krahët e tapetit.

Sakaq, Takimi i planifikuar më parë midis Donald Trump dhe Vladimir Putin, nuk do të jetë më kokë më kokë, por tani do të përfshijë sekretarin e shtetit Marco Rubio dhe të dërguarin special Steve Witkoff, sipas sekretares së shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vladimir Putin është rrugës për në Alaskë, por ka bërë…