Trump: Mbyllja e luftës me Iranin? S’jemi ende gati, por do e bëjmë shpejt
Presidenti i SHBA-së Donald Trump pyetet nga një gazetar në Zyrën Ovale se cili është plani i tij i ditës pas për Iranin.
Ai shmangu përgjigjen direkte, por përsërit se nëse SHBA-të do t’i jepnin fund luftës, Iranit do t’i duheshin 10 vjet për t’u rindërtuar.
“Nuk jemi gati të largohemi ende, por do të largohemi në… një të ardhme shumë të afërt”, thotë Trump.
Trump gjithashtu përsërit zhgënjimin e tij me NATO-n për refuzimin e anëtarëve të saj për t’i kushtuar vëmendje kërkesës së SHBA-së për të ndihmuar në sigurimin e Ngushticës së Hormuzit të bllokuar nga Irani. “NATO po bën një gabim shumë të pamend.”
“Do të kishit menduar se ata do të kishin thënë, ‘Do të na pëlqente të dërgonim disa pastrues minash’. Nuk është ndonjë gjë e madhe. Nuk kushton shumë para. Por ata nuk e bënë këtë”, thotë ai.
“Nuk bëra shume presion, se perndryshe do i bindja si çeçua”, pohoi Trump, ndërsa këmbënguli përsëri se SHBA-të nuk kanë nevojë për ndihmën e NATO-s gjithsesi.
SHBA-të gjithashtu u kanë kërkuar aleatëve të Lindjes së Mesme të ndihmojnë në sigurimin e Ngushticës së Hormuzit, por asnjëri prej tyre nuk ka rënë dakord publikisht ta bëjë këtë.
I pyetur për këtë, Trump vlerëson sjelljen e këtyre vendeve, pa konfirmuar nëse ato kanë rënë dakord të bashkohen me një iniciativë të udhëhequr nga SHBA-të në Ngushticën e Hormuzit.
I pyetur nëse do të ketë pasoja për NATO-n për shkak të refuzimit të anëtarëve të saj për t’iu bindur thirrjes së SHBA-së, Trump përgjigjet: “Nuk kam asgjë në mendje aktualisht.”
I pyetur nëse është i shqetësuar për paralajmërimet iraniane se një operacion tokësor i SHBA-së në Iran do të shndërrohet në një skenar të ngjashëm me Luftën e Vietnamit, Trump thotë: “Nuk kam frikë nga asgjë.”
Ai thotë se takimi i tij me Presidentin Kinez Xi Jinping do të zhvillohet pas pesë ose gjashtë javësh pasi u shty për shkak të luftës së Iranit.



