
Trump mohon se ka postuar imazhin e krijuar nga IA ku paraqitet si Papë
Një fotografi e presidentit amerikan, ku ai shfaqet i veshur me petka të bardha dhe të arta, u postua në llogarinë e tij në Truth Social dhe shkaktoi reagime të forta nga disa të krishterë.
Donald Trump ka mohuar se ka postuar imazhin e krijuar nga inteligjenca artificiale ku ai paraqitet si Papë dhe u shpreh se katolikët që u ndjenë të ofenduar “nuk dinë të bëjnë shaka”.
“Unë nuk kam asnjë lidhje me atë, dikush ka bërë një fotografi timen të veshur si Papa dhe e kanë shpërndarë në internet,” tha ai.
“Unë nuk e kam bërë atë, nuk kam asnjë ide nga ka dalë, ndoshta është krijuar nga AI”.
Kur iu tha se disa katolikë u ndjenë të ofenduar nga imazhi, Trump u përgjigj: “Ah, ata nuk dinë të bëjnë shaka.”
Ai gjithashtu pretendoi: “Katolikët e adhuruan”.
Presidenti Trump këmbënguli se për herë të parë e kishte parë imazhin, i cili ishte postuar të premten mbrëma në llogarinë e tij në Truth Social dhe më pas u promovua edhe nga Shtëpia e Bardhë në llogarinë zyrtare në X të dielën në mbrëmje.