Trump mund ta ndalë luftën – mjafton një telefonatë për Netanyahun, thotë ministri iranian

16 qershor 2025 | 21:33

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka deklaruar në një postim në rrjetet sociale, thotë se nëse Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, “është i sinqertë në diplomaci” dhe dëshiron të ndalojë luftimet, “mjafton një telefonatë nga Uashingtoni për të mbyllur gojën dikujt si Netanyahu”.

Si alternativë, paralajmëron ministri i jashtëm, “zhytja” e SHBA-së në dhunë do të “shkatërrojë çdo perspektivë për një zgjidhje të negociuar”.

Më herët sot, Trump refuzoi t’i përgjigjej një pyetjeje se çfarë do të duhej që SHBA-ja të përfshihej ushtarakisht në konflikt.

Në një postim të veçantë në rrjetet sociale, zëdhënësi i ministrisë së jashtme iraniane, Esmaeil Baqaei, i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të ndërhyjë pasi Izraeli shënjestroi transmetuesin shtetëror të Iranit, ka raportuar BBC.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në largim, Albin Kurti, ka kritikuar sot deputetët lidhur…