Trump nënshkruan urdhërin ekzekutiv për uljen e çmimit të ilaçeve

25 korrik 2020 | 10:09

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka nënshkruar të premten katër urdhra ekzekutiv për uljen e çmimeve të ilaçeve në vend.

“Katër urdhrat që po i nënshkruaj sot do të ri konstruktojnë tërësisht tregun farmaceutik”, tha Trump, që kishte kritikuar  gjithmonë çmimet e larta të ilaçeve.

Ky vendim mundëson edhe importin e ilaçeve më të lira nga vendet tjera. Analistët e kanë kritikuar këtë vendim duke theksuar se nuk do të ketë shumë efekt. Zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara do të mbahen në nëntor të këtij viti. Kritikët kanë theksuar se këto vendime vështirë se mund të hyjnë në fuqi deri në atë kohë.

Shtetet e Bashkuara janë duke u përballur me një numër të madh të të infektuarve nga koronavirusi. Deri më tani janë konfirmuar mbi 4 milionë raste dhe mbi 145 mijë viktima.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti Erdogan dëshiron të kërkojë në Egje gaz natyror duke…