Trump: Ngushtica e Hormuzit do të hapet shumë shpejt, ShBA-ja dhe Irani do ta kontrollojnë së bashku

23 mars 2026 | 15:52

Presidenti amerikan, Donald Trump i ka thënë “CNN”-së të hënën se ngushtica e Hormuzit do të jetë “shumë shpejt e hapur”, duke shtuar se do të donte që kjo rrugë jetike detare të ishte nën kontroll të përbashkët të ShBA-së dhe Iranit.

I pyetur nga Kaitlan Collins e “CNN”-ja se kur pritet të rihapet ngushtica, Trumpi ka thënë: “ajo do të hapet shumë shpejt”, nëse negociatat me Iranin vazhdojnë me këtë ritëm.

“Ajo do të kontrollohet së bashku . Unë dhe Ajatollahu, kushdo që është Ajatollahu, kushdo që do të jetë Ajatollahu i ardhshëm”.

“Dhe do të ketë gjithashtu një formë shumë serioze të ndryshimit të regjimit”, ka thënë Trumpi, duke iu referuar goditjeve në orët e para të konfliktit që eliminuan një pjesë të madhe të udhëheqjes së lartë të Iranit. “Automatikisht ka një ndryshim regjimi”, ka thënë ai, para se të sugjeronte se bisedimet gjatë fundjavës treguan shenja për përfundimin e konfliktit.

“Por ne po merremi me disa njerëz që unë i konsideroj shumë të arsyeshëm, shumë të qëndrueshëm”.

“Njerëzit brenda e dinë se kush janë, janë shumë të respektuar, dhe ndoshta njëri prej tyre do të jetë pikërisht ai që ne po kërkojmë”, ka thënë Trumpi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia turistike Blue Travel Kosova ka lansuar ofertën “Early Booking”…