Trump njofton për një fjalim të jashtëzakonshëm drejtuar kombit

17 dhjetor 2025 | 00:00

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, tha se do t’i drejtohet kombit të mërkurën në mbrëmje.

Në një postim në rrjetin e tij social Truth Social, Trump tha se do t’u drejtohej amerikanëve drejtpërdrejt nga Shtëpia e Bardhë, transmeton Klankosova.tv 

“Pres me padurim t’ju ‘shoh’. Ky ka qenë një vit i shkëlqyer për vendin tonë dhe më e mira ende nuk ka ardhur”, shkroi Trump. 

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karolina Leavitt, i tha Fox News se një pjesë e fjalimit do të jetë për “arritjet historike” të Trump që kur ai mori detyrën në janar, së bashku me njoftimet për vitin e ardhshëm. 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Opinionisti Avni Arifi në “Rubikon” në Klan Kosova ka rrëfyer…