Trump paralajmëron eskalimin e luftës: Sot Irani do të goditet shumë fort

07 mars 2026 | 15:52

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka paralajmëruar se lufta kundër Iranit do të përshkallëzohet sot.

Në një postim në rrjetin social Truth Social, Trump ka thënë:

“Sot Irani do të goditet shumë fort”.

“Nën shqyrtim serioz për shkatërrim të plotë dhe vdekje të sigurt, për shkak të sjelljes së keqe të Iranit, janë zona dhe grupe njerëzish që deri në këtë moment nuk ishin konsideruar për t’u shënjestruar,”shkroi Trump, raporton CNN.

Trump duket se iu referua faktit që presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, kërkoi falje në një fjalim të mëparshëm dhe pretendoi se Pezeshkian “u dorëzua” ndaj fqinjëve të tij në Lindjen e Mesme dhe “premtoi se nuk do të qëllojë më ndaj tyre”.

“Ky premtim u bë vetëm për shkak të sulmit të pamëshirshëm të SHBA-së dhe Izraelit,” shkroi Trump.

“Irani nuk është më ‘Ngacmuesi i Lindjes së Mesme’; përkundrazi, ata janë ‘HUMBËSIT E LINDJES SË MESME’, dhe do të jenë për shumë dekada derisa të dorëzohen ose, më shumë gjasa, të shemben plotësisht! Sot Irani do të goditet shumë fort!” shkroi Trump.

Ky postim vjen një javë pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës nisën operacionin e tyre ushtarak kundër regjimit iranian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arlind Manxhuka i është kundërpërgjigjur…