
Trump paralajmëron Hamasin: Ndaloni vrasjet e njerëzve në Gaza, ose do vijmë dhe do ju vrasim ne!
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka kërcënuar të prishë armëpushimin midis Izraelit dhe Hamasit nëse grupi terrorist palestinez vazhdon të shënjestrojë banorët në Gaza.
“Nëse Hamasi vazhdon të vrasë njerëz në Gaza, gjë që nuk ishte Marrëveshja, nuk do të kemi zgjidhje tjetër veçse të hyjmë dhe t’i vrasim ata”, shkroi Trump në një postim në rrjetet sociale të enjten. “Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!”
Deklaratat e Trump i hapin derën për veprim të drejtpërdrejtë ushtarak të SHBA-së në Gaza dhe duken si një përshkallëzim nga deklaratat e mëparshme që paralajmëronin se SHBA-të do të mbështesnin veprime të reja ushtarake izraelite nëse shkeleshin kushtet e marrëveshjes.
Paralajmërimi vjen pas raportimeve për vrasje nga Hamas të atyre që grupi terrorist i quan bashkëpunëtorë të Izraelit, në Gaza.