Trump: Pasojat do të jenë të rënda nëse Putin nuk pranon të ndalojë luftën

13 gusht 2025 | 19:34

Në një konferencë të zhvilluar me gazetarët, presidenti amerikan u pyet nëse Rusia do të përballet me pasojë në rast se në takimin që pritet të mbahet të premten nuk do të arrihet marrëveshje për të përfunduar luftën.

Trump u shpreh shkurtimisht se do të ketë pasojë.

“Po do të ketë, do të ketë pasoja”, raportohet të ketë thënë Trump. Më tej nuk sqaroi se për çfarë sanksionesh mund të bëhej fjalë, por shtoi se pasojat do të jenë shumë të rënda.

Megjithatë theksoi se ekziston mundësia që të ketë një takim të dytë me Putinin, që sipas Trump do të jetë “më produktiv” sesa ai i planifikuar për të premten në Alaska.

Në takimin e parë, “Do të zbuloj se ku jemi dhe çfarë po bëjmë”, nënvizoi Trump.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aksident ka ndodhur në Bresalc të Gjilanit, të mërkurën…