
Trump për avionët rusë: Nuk më pëlqen, mund të sjellë telashe të mëdha
Donald Trump tha se shkelja e hapësirës ajrore të Estonisë nga Rusia mund të shkaktojë “telashe të mëdha”. Duke folur nga Zyra Ovale, presidenti amerikan tha se do të “shikojë” raportet.
“Do të më informojnë pas pak, ndaj do t’ju njoftoj sonte ose nesër”, tha ai.
I pyetur për mendimin e tij mbi situatën, Trump u shpreh: Nuk më pëlqen. Nuk më pëlqen kur ndodh diçka e tillë, mund të jetë telashe e madhe.
Tre avionë rusë u kapën duke fluturuar në hapësirën ajrore të Estonisë mëngjesin e së premtes, 19 shtator. Ata qëndruan për 12 minuta para se të dëboheshin nga një mision italian i patrullimit ajror.
Estonia është vendi i tretë anëtar i NATO-s që raporton një shkelje të hapësirës së saj ajrore nga Rusia në javët e fundit, pas Rumanisë dhe Polonisë që kanë raportuar incidente të ngjashme.