Trump përshëndet mbështetësit jashtë spitalit ushtarak

05 tetor 2020 | 00:03

Me pretendimin se po fiton luftën me Covid-19, presidenti amerikan Donald Trump i ka përshëndetur mbështetësit e tij të cilët janë mbledhur jashtë spitalit Walter Reed ai po trajtohet.

Trump i veshur me kostum dhe maskë përshëndeti me dorë përkrahësit nga ulësja e pasme e makinës derisa kalonte nëpër qendrën mjekësorë.

Mjekët thanë të dielën se gjendja e Presidentit Donald Trump po përmirësohet ndërsa ai trajtohet për COVID-19 dhe se presidenti mund të kthehet në Shtëpinë e Bardhë qysh të hënën, ku mjekimi do të vazhdojë.

Mjekët që po kurojnë Presidentin Trump thanë se i kishin dhënë atij oksigjen plotësues dy herë, të enjten dhe të premten, në betejën me sëmundjen.

Ekipi mjekësor tha se po i monitoron gjendjen e mushkërive por nuk pranuan të japin hollësi se çfarë kanë parë.

Ata thanë se i kishin dhënë gjithashtu Presidentit Trump dexamethasone. Ky ilaç rezulton nga studimet se përmirëson gjendjen e pacientëve të shtruar në spital me COVID-19, të cilët kanë nevojë për oksigjen shtesë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…