Trump: ShBA-të do të godasin përsëri Iranin nëse është e nevojshme

22 korrik 2025 | 13:11

ShBA-të do të godisnin përsëri uzinat bërthamore të Iranit, nëse do të ishte e nevojshme, tha Donald Trump.

Në një postim në rrjetin ‘Truth Social’, ai citoi ministrin e jashtëm të Iranit, Abbas Araghchi, i cili tha se dëmi në këto pika ishte “shumë i rëndë”.

Trump shtoi se ata ishin “shkatërruar”.

“Sigurisht që po, ashtu siç thashë, dhe ne do ta bëjmë përsëri, nëse është e nevojshme”, shtoi presidenti i ShBA-së. Araghchi i tha dje Fox News se Irani nuk mund të heqë dorë nga programi i tij i pasurimit bërthamor, pavarësisht se është dëmtuar nga bombardimet amerikane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duke u bazuar në Ligjin Nr. 08/L-181 për Vlerësimin e…