Trump shkarkon prokuroren e përgjithshme Pam Bondi
Presidenti Donald Trump njoftoi të enjten se po shkarkonte Pam Bondi nga pozita e Prokurores së Përgjithshme, duke caktuar si zëvendësues të përkohshëm Todd Blanche, shefin e saj të kabinetit.
Trump bëri njoftimin përmes rrjeteve sociale, duke e quajtur Bondi “një patriote e madhe amerikane” dhe një mike besnike. Ai e lavdëroi për punën e saj në krye të Departamentit të Drejtësisë dhe tha se ajo do të kalojë në një “pozitë të rëndësishme në sektorin privat”, njofton Washington post.
Kjo është shkarkimi i dytë i një anëtari të kabinetit nga Trump kohët e fundit, pas vendimit të tij muajin e kaluar për të larguar Kristi Noem nga posti i sekretarit për Sigurinë Kombëtare.
Gjatë kohës së saj në detyrë, Bondi e transformoi Departamentin e Drejtësisë në një mjet për të adresuar mosmarrëveshjet e presidentit, por nuk arriti të shmangte pakënaqësinë e tij mbi mënyrën se si trajtoi dosjet që lidhen me të dënuarin për abuzim seksual Jeffrey Epstein dhe vështirësitë për të ndjekur penalisht kundërshtarët e perceptuar të presidentit.



