
Trump: Si e shmanga shpërthimin e luftës mes Serbisë dhe Kosovës
Presidenti amerikan, Donald Trump, tha sot se Serbia dhe Kosova ishin gati të përplaseshin në një luftë të madhe dhe se ai e ndaloi konfliktin.
Gjatë një konference për shtyp këtë të premte, Trump deklaroi se ndërhyri duke u thënë se, nëse e bënin këtë, nuk do të kishin më tregti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Serbia dhe Kosova ishin gati të përplaseshin. Po shkonin drejt një lufte të madhe. U thashë: Nëse përplaseni, nuk ka më tregti me Shtetet e Bashkuara. Ata thanë: Ndoshta nuk do të përplasemi”, tha Trump.
Ai foli gjithashtu për ‘vatrat e zjarrit në botë’, përfshirë shtete të mëdha.
“Kështu ndodhi edhe me Indinë dhe Pakistanin të cilat po shkonin drejt një konflikti bërthamor. Po negocioja me të dyja palët. Dhe i thashë Scott-it, i thashë Howard-it: Anuloni të gjitha marrëveshjet me Indinë dhe Pakistanin. Nuk do të tregtojnë me ne nëse janë në luftë. Ata telefonuan prapë: Çfarë të bëjmë?
U thashë: Shikoni, nëse doni tregti me SHBA-të, shumë mirë. Nëse doni të filloni të përdorni armë bërthamore kundër njëri-tjetrit, nuk do ta lejojmë këtë.
Dhe të dyja palët ranë dakord. Të dyja kanë udhëheqës të mirë. Ranë dakord të mos e bëjnë.
E ndaluam, bëmë shumë punë. Po ne kemi bërë punë të shkëlqyer. Nuk e di nëse ka pasur ndonjë president që ka bërë më shumë se kaq.
Presidenti Putin më telefonoi dhe tha: Do të doja shumë të të ndihmoja me Iranin. I thashë: Më bëj një nder. Iranin do ta zgjidh unë. Më ndihmo me Rusinë. Duhet ta zgjidhim këtë çështje,” tha Trump.