Trump sinjalizon mundësinë e rrëzimit të regjimit në Iran

18 qershor 2025 | 22:28

Dhoma e Situatave në Shtëpinë e Bardhë do të mbajë një takim tjetër ditën e sotme në lidhje me situatën e nxehtë në Lindjen e Mesme ku Izraeli dhe Irani po hedhin ndaj njëri-tjetrit raketa të panumërta.

Përpara këtij takimi, presidenti Donald Trump tha përpara gazetarëve të akredituar në Shtëpinë e Bardhë, se rënia e regjimit në Iran është një alternativë që mund të ndodhë.

Megjithatë ai nuk dha detaje se si do të mund të realizohet kjo gjë pasi vijoi me gjuhën diplomatike duke thënë se nuk ka vendosur ende nëse SHBA do të përfshihet në luftën e Izraelit ndaj Iranit.

“Kam një ide se çfarë mund të ndodhë, por gjërat ndryshojnë shumë shpejt nga njëri ekstrem në tjetrin”, tha Trump.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtarët evropianë do të takohen me diplomatët iranianë në Gjenevë…