Trump themelon Bordin e Paqes për Gazën, Kosova nënshkruese
22 janar 2026
| 12:02
Presidenti amerikan Donald Trump dhe liderët botërorë, përfshirë edhe presidenten Vjosa Osmani, sapo i kanë nënshkruar dokumentet e Bordit të Paqes në Davos.
“Urime president Trump, statuti tani është në fuqi të plotë, dhe Bord i Paqes është tani një organizatë ndërkombëtare zyrtare”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, gjatë ceremonisë së nënshkrimit.
Ky bord është pjesë e planit të Trumpit për të rindërtuar Gazën.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është në mesin e nënshkruesve, pasi Kosova ka pranuar të jetë pjesë e Bordit.
Ceremonia po zhvillohet në Davos të Zvicës, ku po mbahet Forumi Ekonomik Botëror.



