
Trump thotë se mezi prej të takojë diktatorin korean: Kam marrëdhënie shumë të mira me të
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar sërish se ruan marrëdhënie të shkëlqyera personale me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un dhe është i hapur për një takim të ri mes tyre.
Deklarata u bë të hënën, pas nënshkrimit të disa urdhrave ekzekutivë. Trump u shpreh:
“Kam një marrëdhënie shumë të mirë me Kim Jong Un. E njoh shumë mirë. Madje më mirë se kushdo tjetër, përveç motrës së tij,” u shpreh ai, duke iu referuar Kim Jong Un.
Trump dhe Kim janë takuar më parë në dy samite historike – në Singapor në vitin 2018 dhe më pas në zonën neutrale mes Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut.
Takimet e tyre, të cilat u reklamuan gjerësisht në atë kohë, synonin uljen e tensioneve mes dy vendeve dhe, sipas analistëve, arritën pjesërisht të lehtësonin klimën e përplasjes, megjithëse pa arritur ndonjë marrëveshje përfundimtare mbi çështjen bërthamore.