Trump tregon se çfarë do të bënte për të ndalur sulmin e Putinit në Ukrainë, nëse do të ishte ai President

25 prill 2022 | 18:24

Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në një intervistë për britaniken “Talk TV” ka treguar se si do të vepronte me luftën në Ukrainë, po të ishte ai President.

“Vladimir Putin përdor “fjalën B”. Kështu i them unë, “fjala B”, bombës bërthamore. Ai thotë bomba bërthamore gjithë kohën. Për mua, kjo është e papranueshme, nuk duhet folur kështu. E përdor përditë.Të gjithë botën e ka zënë frika, të gjithë kanë shumë frikë. Dhe duke qenë se kanë frikë, ai e përdor gjithmonë e më shumë”, tha Trump.

Trump tregon se çfarë do të bënte për të ndalur

I pyetur si mund të ndalet lufta në Ukrainë Trump tha se duhet një gjuhë tjetër komunikimi.

“Në vend që Biden të thotë “Putin ka armë bërthamore”, duhet të kuptojë që edhe ne kemi armët më të mira. Unë do t’i thoja Putinit që kemi më shumë armë se ti. Jemi shumë, shumë më të fuqishëm se ti. Dhe atë fjalë, “bombë bërthamore”, mos e përdor më kurrë. Nëse ta dëgjoj prapë, kemi punë bashkë”, u përgjigj ish-President

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Alina Kabaeva, besohet gjerësisht se është e dashura e presidentit…