Trump urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën: Do t’i përdorim bazat e saj nëse duam
Presidenti i ShBA’sw, Donald Trump, ka kritikuar Spanjën për reagimin e saj ndaj luftës me Iranin, duke shtuar se do të ndërpresin tregtinë me këtë shtet.
Trump ka thënë se “Spanja ka qenë e tmerrshme” dhe “jo miqësore”, duke shtuar se ka urdhëruar Sekretarin e Thesarit, Scott Bessent që të ndalojë të gjitha marrëdhëniet me Spanjën, raporton NBC News, përcjell Reporteri.net.
Trimp u shpreh se nëse duan t’i përdorin bazat në Spanjë për sulm ndaj Iranit nuk do të mund t’i ndalte askush, por shtoi se nuk kanë nevojë për to.
“Spanja tha nuk mund të përdorim bazat e tyre. Ne mund të përdorim bazën e tyre nëse duam. Thjesht mund të fluturojmë dhe ta përdorim. Askush nuk do të na thotë që të mos e përdorim. Por nuk është e nevojshme. Spanja nuk ka absolutisht asgjë që na duhet, përveç njerëzve të shkëlqyer. Por nuk kanë udhëheqje të mirë” tha ai, duke shtuar se do të ndërpresin të gjithë tregtinë me Spanjën.
“Nuk duam të kemi asgjë me Spanjën”, ka theksuar Trump.
“Nuk jam i kënaqur as me Mbretërinë e Bashkuar,” shtoi Trump.



