
Trump uron Papën e ri Leo XIV: Nder i madh që është Papa i parë amerikan, pres ta takoj
08 maj 2025
| 20:44
Presidenti i Amerikës, Donald Trump, e ka quajtur nder të madh për vendin, emërimin e Robert Francis Prevost nga Amerika si Papë që do ta udhëheq Kishën Katolike.
Trump tha se pret me padurim takimin me Papën.
Postimi i plotë:
Urime Kardinalit Robert Francis Prevost, i cili sapo u emërua Papë. Është një nder i madh të kuptojmë se ai është Papa i parë amerikan. Çfarë emocioni dhe çfarë nderi i madh për vendin tonë. Pres me padurim të takoj Papën Leo XIV. Do të jetë një moment shumë domethënës!