Trump zbulon një moment nga takimi me Putinin: I thashë – a je tigër prej letre?

30 shtator 2025 | 20:35

Presidenti amerikan, Donald Trump ka komentuar me tone të ashpra luftën në Ukrainë dhe rolin e presidentit rus, Vladimir Putin, duke shprehur zhgënjim të thellë për mënyrën se si është zhvilluar konflikti.

Në një deklaratë të bërë gjatë një ngjarje në Alaska, lideri amerikan tha se ishte takuar me Putinin dhe kishte pasur një “takim të mirë”, por u shpreh i habitur nga veprimet e mëvonshme të liderit rus.

“U takuam me Putinin në Alaska. Patëm një takim të mirë. Pastaj ai u kthye dhe filloi të dërgonte dronë në Kiev”, tha 79-vjeçari.

Duke komentuar mbi ecurinë e luftës në Ukrainë, Trump shtoi se “i thashë: Mendova se patëm një takim të mirë. Nuk dukesh mirë. Ke katër vjet që lufton një luftë që duhet të kishte mbaruar për një javë. A je një tigër prej letre? Jam shumë i zhgënjyer nga Putini”.

I njohur për stilin e drejtpërdrejtë dhe shpesh kontradiktor, ai ka përsëritur disa herë gjatë viteve të fundit se nëse do të ishte ende president, lufta në Ukrainë nuk do të kishte ndodhur ose do të ishte zgjidhur shumë shpejt.

Këto deklarata vijnë në një moment kritik për konfliktin që vazhdon të rëndojë mbi sigurinë globale dhe mbi marrëdhëniet SHBA-Rusi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bardhyl Mahmuti  Më 7 shtator 2025, në profilin e tij…