Trumpi: Anijet po rifillojnë lëvizjen nëpër ngushticën e Hormuzit

15 qershor 2026 | 16:47

Presidenti amerikan, Donald Trump për mes një postimi në platformën “Truth Social”, ka njoftuar se anijet po fillojnë të lëvizin nga ngushtica e Hormuzit, korridori kryesor i transportit detar që Irani e ka bllokuar në mënyrë efektive që nga fillimi i luftës.

Trumpi ka shkruar se shumë nga anijet ishin të ngarkuara me naftë gjatë lëvizjes së tyre, duke pretenduar se korridori detar Avenuja Jugore është absolutisht i sigurt dhe pa asnjë problem.

“Ka edhe zona të tjera tranziti”, ka shkruar ai.

Në një postim të mëvonshëm, presidenti amerikan ka shkruar se ShBA-ja është duke regjistruar shumë më tepër tranzit anijesh nëpër ngushticën e Hormuzit sesa tregojnë të dhënat e monitorimit komercial.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej…