Trumpi anulon valën e dytë të sulmeve në Venezuelë

09 janar 2026 | 12:16

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ka thënë se kishte anuluar një valë të dytë sulmesh “të pritura më parë” ndaj Venezuelës për shkak të bashkëpunimit mes dy vendeve.

Njoftimi ka ardhur në një postim në “Truth Social”, në të cilin Trumpi ka vlerësuar veprimet e qeverisë në detyrë të Venezuelës, shkruan “CNN”.

“Venezuela po liron një numër të madh të të burgosurve politikë si një shenjë e ‘Kërkimit të Paqes’. Ky është një gjest shumë i rëndësishëm dhe i zgjuar”, ka shkruar Trumpi.

Trumpi ka theksuar se të dy kombet “po punojnë mirë së bashku, veçanërisht sa i përket rindërtimit, në një formë shumë më të madhe, më të mirë dhe më moderne, të infrastrukturës së tyre të naftës dhe gazit”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Vetëvendosje, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka deklaruar…