
Trumpi arrin në Egjipt për nënshkrimin e marrëveshjes Izrael-Hamas
13 tetor 2025
| 17:00
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka arritur në Egjipt, ku pritet të bëhet nënshkrimi i marrëveshjes.
Ceremonia e nënshkrimit do të bëhet në qytetin egjiptian, Sharm el-Sheikh, raporton “CNN”.
Sharm el-Sheikh është vendi ku përfaqësuesit nga Izraeli, Hamasi dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) u takuan javën e kaluar për të finalizuar marrëveshjen e armëpushimit në Gaza.