
Trumpi autorizon armët për Ukrainën, a shënon kjo fundin e miqësisë me Putinin?
Presidenti amerikan, Donald Trump pritet të autorizojë për herë të parë armë për Ukrainën, kjo përmes autoritetit presidencial, ndërkohë Bashkimi Evropian kërkon që Rusia të marrë përgjegjësi për rindërtimin e saj.
A po tensionohen raportet në mes Trumpit dhe Vladimir Putinit të Rusisë, dhe çfarë pasoja mund të kenë ato për Ukrainën, Rusinë e botën në përgjithësi?
Për këto dhe të tjera, në “Kosova Today”diskutuan Lutfi Bilalli e Misha Pumo, transmeton Klankosova.tv.
Bilalli thotë se këto zhvillime mund të rezultojnë në një marrëveshje paqësore.
“Rikthimi i Trumpit në fajësimin ndaj Putinit, tregon që amerikanët po tentojnë që Aleancën Euroatlantike ta sjellin edhe një herë në funksionim”, tha tutje ai.
Nga ana tjetër, Pumo thotë se influenca amerikane në konfliktin Rusi-Ukrainë është mjaft e madhe.