Trumpi autorizon operacione sekrete të CIA-s në Venezuelë, rritet presioni ndaj Maduros

16 tetor 2025 | 08:23

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka konfirmuar se ka autorizuar Agjencinë Qendrore të Inteligjencës (CIA) për të zhvilluar operacione të fshehta në Venezuelë, duke shtuar ndjeshëm presionin ndaj regjimit të presidentit Nicolás Maduro.

Lajmi u bë publik fillimisht nga The New York Times, që raportoi se urdhri i klasifikuar i presidentit synon rrëzimin e Maduros nga pushteti.

Në të njëjtën kohë, administrata amerikane ka vënë në dispozicion 50 milionë dollarë shpërblim për informacione që çojnë në arrestimin dhe dënimin e Maduros, i cili akuzohet për përfshirje në trafik ndërkombëtar droge.

Sipas raportimeve, urdhri i ri i jep CIA-s të drejtën për të kryer edhe operacione të armatosura në Venezuelë dhe në rajonin e Karaibeve.

Ndërkohë, qeveria e Venezuelës ka reaguar ashpër duke akuzuar SHBA-në se po përpiqet të realizojë një ndryshim të dhunshëm regjimi.

Karakasi zyrtar e ka cilësuar këtë hap si një shkelje të rëndë të sovranitetit dhe një akt agresioni.

Në të njëjtën kohë, Shtetet e Bashkuara kanë përforcuar praninë ushtarake në Karaibet jugore, në një lëvizje që shihet si paralajmërim ndaj regjimit të Maduros.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se kryeministri indian Narendra…