Trumpi: Bisedimet tregtare me Kinën, shumë produktive

24 shkurt 2019 | 16:24

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë të dielën se bisedimet tregtare të një dite më parë me Kinën kanë qenë shumë produktive.

Trumpi ka theksuar se presidenti i Kinës, Xi Jinping ka ofruar mbështetjen para takimit të Trumpit me liderin e Koresë së Veriut Kim Jong-un, që pritet të mbahet të ejten dhe të premten në Vietnam.

“Presidenti Xi i Kinës ka ofruar mbështetjen për takimin me Kim Jong-un. Gjëja e fundit që Kina dëshiron janë armët bërthamore te fqinjët”, ka thënë presidenti Trump.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka vënë tarifa në produktet kineze në vlerë të milliarda dollarëve, me arsyetimin se Kina ka aplikuar “praktika të padrejta tregtare” ndaj ShBA-së.

Përveç tjerash, presidenti amerikan pati thënë se këto masa synojnë të ruajnë ekonominë amerikane dhe vendet e punës në këtë shtet.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Konkursi i Ministrisë së Mbrojtjes për pranimin e rekrutëve të…