
Trumpi bisedon me Lukashenkon para samitit me Putinin
15 gusht 2025
| 16:36
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka biseduar të premten me liderin bjellorus, Alexander Lukashenka, aleat i ngushtë i Vladimir Putinit, disa orë para samitit të Trumpit me Putinin që do të zhvillohet në Alaskë.
Bisedën telefonike e kanë konfirmuar të dyja palët.
Trumpi ka thënë përmes një postimi në X – dikur Twitter – se qëllimi i bisedës ka qenë që ta falënderojë liderin bjellorus për lirimin e 16 të burgosurve.
“Po diskutojmë për lirimin e 1.300 të burgosurve tjerë. I kemi diskutuar disa çështje, përfshirë vizitën me Putinin në Alaskë. Mezi pres ta takoj presidentin Lukashenka në të ardhmen”, ka shkruar Trumpi.