Trumpi dërgon 2 000 ushtarë të të tjerë të Gardës Kombëtare dhe 700 marinsa në Los Anxhelos

10 qershor 2025 | 08:01

Protestat në Los Anxhelos kundër arrestimit dhe deportimit të emigrantëve kanë hyrë në ditën e katërt.

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ka vendosur një valë tjetër prej 2,000 oficerësh të Gardës Kombëtare, si dhe 700 marinsash në përgjigje të protestave, një veprim që e shtyu Guvernatorin e Kalifornisë, Gavin Newsom, ta quante presidentin “të çmendur” dhe “diktatorial”.

Newsom ka paralajmëruar veprime ligjore, duke thënë se Trump ka shkelur kushtetutën për dërgimin e Gardës Kombëtare para se të kërkonte miratimin e tij.

Plumba gome, granata zhurmuese dhe armë të tjera jo-vdekjeprurëse janë përdorur kundër protestuesve.

Kryetarja e bashkisë Karen Bass e ka akuzuar Trumpin për shkaktimin e kaosit, duke vënë në dukje se bastisjet janë ende duke vazhduar, ndërsa ish ndihmësi i tij Steve Bannon thotë se ajo duhet të arrestohet.

Mitingje të reja po fillojnë në të gjithë ShBA-në kundër autoriteteve të imigracionit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i Shëndetësisë në SHBA, Robert F. Kennedy Jr., një…