
Trumpi dëshiron që konflikti në Lindjen e Mesme të përfundojë shpejt
10 gusht 2025
| 20:02
Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance thotë se administrata Trump po përpiqet ta ndalojë Hamasin nga “vrasja e njerëzve të pafajshëm”, të sigurojë lirimin e pengjeve izraelite dhe të zgjidhë krizën humanitare në Rripin e Gazës.
Siç raporton BBC, transmeton Klankosova.tv, sipas Vance, Trump dëshiron të jetë president i paqes.
“Ajo që ka thënë presidenti i Shteteve të Bashkuara është se dëshiron të jetë president i paqes”, tha Vance për Fox News, duke shtuar se Trump po përpiqet “të arrijë të treja këto gjëra”.
“Ai po inkurajon – përmes çdo metode diplomatike të mundshme – një përfundim të shpejtë të konfliktit, kthimin e pengjeve në shtëpi, furnizimin e lirë të ndihmës humanitare për njerëzit e Gazës”.