Trumpi dhe Starmeri pajtohen për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit
23 mars 2026
| 08:34
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer dhe presidenti i ShBA-së, Donald Trump, folën në telefon dje në mbrëmje.
Telefonata zgjati 20 minuta dhe ishte “konstruktive”, raporton agjencia e lajmeve AP.
Një zëdhënës i Doëning Street tha se të dy diskutuan situatën në Lindjen e Mesme dhe, “në veçanti, nevojën për të rihapur Ngushticën e Hormuzit për të rifilluar transportin global”.
“Ata ranë dakord që rihapja e Ngushticës së Hormuzit ishte thelbësore për të siguruar stabilitetin në tregun global të energjisë”, tha zëdhënësi, duke shtuar se ata “ranë dakord të flasin përsëri së shpejti”.



