Trumpi do ta riemërtojë Pentagonin Departament Lufte

05 shtator 2025 | 08:18

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ka urdhëruar që Departamenti i Mbrojtjes të njihet si Departamenti i Luftës.

Ai do të nënshkruajë të premten një urdhër ekzekutiv që parashikon përdorimin e këtij emri të ri si titull dytësor për departamentin, ndërsa Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, do të quhet Sekretar i Luftës.

Pentagoni – i cili mbikëqyr forcat e armatosura amerikane – është pasardhës i Departamentit të Luftës, i cili u krijua fillimisht si agjenci në nivel kabineti në vitin 1789 dhe ekzistoi deri në vitin 1947.

Megjithatë, përgjegjësia për krijimin e departamenteve ekzekutive i takon Kongresit amerikan, që do të thotë se për ta ndryshuar ligjërisht emrin e departamentit do të kërkohej një amendament.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sonte Përfaqësuesja e Kosovës do të përballet me Zvicrën në…