Trumpi do të zhvillojë një takim me Xi Jinping në Korenë e Jugut gjatë samitit aziatik
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të takohet javën e ardhshme me homologun kinez, Xi Jinping, gjatë një vizite në Azi, konfirmoi Shtëpia e Bardhë.
Takimi i cili ishte vënë në pikëpyetje pas përshkallëzimit të tensioneve tregtare, do të zhvillohet pas pjesëmarrjes së Trump në Samitin e Drejtorëve Ekzekutivë të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC).
Sekretarja e Shtypit, Karoline Leavitt, bëri të ditur se Trump do të vizitojë gjithashtu Malajzinë, Japoninë dhe Korenë e Jugut, ku do të takohet me liderët përkatës, përfshirë kryeministrin Anwar Ibrahim, kryeministrin e ri japonez Sanae Takaichi dhe presidentin e Koresë së Jugut, Lee Jae-myung, raporton Reuters.
Takimi me Xi vjen pas tensioneve tregtare midis SHBA-së dhe Kinës, të përshkallëzuara nga kufizimet e Pekinit mbi eksportet e mineraleve të rralla të tokës. Trump, i cili fillimisht kërcënoi me masa hakmarrëse, ka shprehur optimizëm për arritjen e një marrëveshjeje tregtare.



