“Trumpi e ka ftuar Putinin në Shtëpinë e Bardhë”

02 prill 2018 | 18:12

Një ndihmës i lartë i Kremlinit ka thënë se presidenti amerikan, Donald Trump, ka ftuar në një vizitë në Shtëpinë e Bardhë, presidentin rus, Vladimir Putin.

Yuri Uashakov, i ka thënë agjencive të lajmeve ruse të hënën se Trumpi këtë ftesë ia ka bërë Putinit gjatë një bisede muajin e kaluar, ku presidenti amerikan e kishte uruar për fitoren në zgjedhje presidentin rus.

Shtëpia e Bardhë nuk ka komentuar menjëherë këto deklarata të Ushakovit.

Sidoqoftë, administrata amerikane kishte lëshuar një deklaratë pas bisedës telefonike më 20 mars, ku thuhej se dy liderët kanë biseduar vetë për një takim të mundshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), Monika Kryemadhi, e…