Trumpi, Erdoganit: Putini duhet të ndalet

26 shtator 2025 | 08:19

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan arriti në Shtëpinë e Bardhë për bisedime me presidentin amerikan, Donald Trump.

Te dy liderët kanë folur për zhvillimet në botë, në mënyrë specifike lufta në Ukrainë dhe Gaza.

“Si Putini ashtu edhe Zelensky e respektojnë Erdoganin. Ai mund të ketë një ndikim të madh në luftën në Ukrainë nëse dëshiron, por preferon të qëndrojë neutral. Putin duhet të ndalet”, shtoi 79-vjeçari.

Ai deklaroi më tutje se Rusia ka shpenzuar miliona për bomba, por ka fituar shumë pak territor.

Gjithashtu, presidenti amerikan këmbëngul që shteti turk duhet të ndalojë blerjen e naftës ruse.

Takimi me Trump pritet t’i hap rrugë Turqisë të blejë mallra të ndryshme amerikane me vlerë mbi 50 miliardë dollarë.

SHBA-të gjithashtu do të diskutojnë mundësinë e shitjes së sistemeve Patriot, si dhe aeroplanëve luftarakë F-35 dhe F-16 për Turqinë.

Ndryshe, Trump dhe Erdogan është hera e dytë që po takohen në Uashington., ku për herë të parë ishin takuar gjatë mandatit të parë presidencial të Trumpit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrëmë një sulm ajror goditi me sukses rafinerinë e naftës…